Gjendet e pajetë një grua në Tiranë, policia shoqëron djalin e saj

Ngjarje e paqartë në Tiranë ku një grua është gjetur e pajetë në banesë ndërsa policia njoftoi se po mban të shoqëruar të birin.

Marketing

Ngjarja ndodhi në rrugën “Gjon Kastrioti”, në Laprakë, ku është gjetur pa shenja jete, në banesë shtetasia V.R., 67 vjeçe, e cila jetonte vetëm me djalin e saj.

Trupi i të ndjerës u dërgua në sallën e ekspertit për të kryer ekspertimin mjeko-ligjor, ku nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Shtetasi J.Z., 45 vjeç (djali i të ndjerës) u shoqerua në komisariat për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për sqarimin e plotë të ngjarjes.

Marketing