Gjendet një mjet shpërthyes në Pejë

Policia e Kosovës njofton se sot rreth orës 18:10 janë informuar që në rrugën “Jeton Dedushaj” në Pejë është gjetur një mjet shpërthyes.

Marketing

Sipas zëdhënësit, Driton Rugova, me të marrë informatën njësitë relevante kanë dalë në vendngjarje dhe e kanë bërë sigurimin e vendit, si dhe njëkohësisht është bllokuar një pjesë e rrugës pasi që mjeti shpërthyes është në afërsi të saj.

Nuk dihet ende se kush e ka vendosur aty.
Rugova bën të ditur se momentalisht janë në pritje të njësisë për deminim.