Gjendet një person i vdekur pranë Çarshisë së Epërme në Tetovë

Ministria e Punëve të brendshme njofton se mëngjesin e sotëm është gjetur një person i pajetë pranë një bastore afër Çarshisë së Epërme në Tetovë.

Marketing

“Në ora 06:35 në SPB Tetovë është raportua se para një bastore sportive në Çarshi të Epërme të Tetovës, është gjetë një person i vdekur. Menjëherë është thirr një ekip nga Ndihma e shpejtë, mjekët e së cilës kishin konfirmuar vdekjen pa shenja dhune dhe është konstatuar se bëhet fjalë për 62-vjeçarin M.K. nga Shipkovica e Tetovës.”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Prokurori Publik dhe ekipi nga SPB Tetovë kanë kryer inspektime dhe me urdhër të Prokurorit Publik trupi i pajetë i të ndjerit M.K. i është dorëzuar familjes.

Marketing