Gjendet një trup në aeroplanin që bartte Emiliano Salan

“Një trup është parë në rrënojat e avionit që mbante futbollistin e humbur Emiliano Sala dhe pilotin David Ibbotson.

Marketing

Këtë e kanë konfirmuar zyrtarë nga Dega e Hetimeve të Aksidenteve Ajrore me ç’rast kanë shtuar se po shqyrtohen hapat e ardshëm lidhur me këtë rast.

Ende nuk dihet nëse trupi i gjetur është i futbollistit apo i pilotit.
Aeroplani me të cilin po fluturonte Sala, u zhduk në mbrëmjen e 21 janarit.