Gjendet pa shenja jete punëtori që u zu nga shembja e ish-hotelit Adriatik

Trupi i punëtorit që kishte mbetur i ngujuar nën rrënojat e hotelit ‘Adriatik’ është gjetur dhe tërhequr nga FSK-ja.

Marketing

Sot rreth orës 17 është shembur një pjesë e hotelit ‘Adriatik’ në Mitrovicë.

Nën rrënojat e tij kishte mbetur V.B 27 vjeçar nga Mitrovica.Pas më shumë se 6 orë kërkimi ai u gjet.

Selman Ajvazi, doktori kujdestar konfirmoi për KALLXO.com se e ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Sipas policisë dhe Komunës së Mitrovicës dyshohet se shkaku i shembjes ishte renovimi që po bëhej në këtë hotel, për të cilat punime nuk ishte marrë leje.

Marketing