Gjendet trupi i pajetë i 45 vjeçarit në ujërat e Vardarit në Gostivar

Para pak minutash në ujërat e Lumit Vardar në Gostivar gjegjësisht në fund të fashatit Forinë është gjetur trupi i 45 vjeçarit B.A i cili mbrëmë është zhytur në lumin Vardar për ti dhënë ndihmë 20 vjeçares që kishte rënë në ujërat e Lumit Vardar në Gostivar.

Marketing

Ekipet e kërkim-shpëtimit që në mëngjes kanë vazhduar kërkimet për gjetjen e dy trupave.

Trupin e 20 vjeçares tashmë të ndjerë ekipet e kërkim shpëtimit e kanë gjetur në afërsi të fshatit Çajle. Ndërsa trupin e 45 vjeçarit e kanë gjetur në fund të fshatit Forinë.