Gjendet trupi i pajetë i një femre i mbështjelle në qese plastike

Një i punësuar i ndërmarrjes publike Higjiena e Shkupit gjate lëvizjes në rrugën për në fshatin Orizare të Eperme, mbrëmjen e sotme, ka hasur në një qese të zezë plastike, në te cilën ka pasur një trup të pajete.

Marketing

Rastin menjëherë e ka lajmëruar në Polici, me ç’rast, ekipet e sektorit për pune te brendshme, kane ngritur qesen e gjetur dhe e kanë dorëzuar në mjekësinë ligjore, siç ka urdhëruar prokurori.

Pas hapjes së qeses plastike nga mjekësia Ligjore, është konstatuar se behet fjalë për trupin e pajete të një femre, identiteti dhe mosha e të cilës ende nuk janë konstatuar.

Shkaku se nuk ka pasur te të regjistruar paraqitje për ndonjë person te zhdukur, me të cilin mund të ndërlidhet, hetimi për verifikimin e moshës dhe identitetit do bëhet ditëve në vijim.

Marketing