Gjendja e jashtëzakonshme, Bekteshi: Ushqime ka, të mos abuzohet me çmimet

Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi qetëson qytetarët se në vend ka ushqim të mjaftueshëm për disa muaj. Ai u apeloi tregtarëve të respektojnë vendimet e Qeverisë në lidhje me çmimet e produkteve e të mos keqpërdorin situatën për të përfituar. Inspektorati Shtetëror i Tregut do të dënojë cdo subject që abuzon por edhe qytetarët duet të paraqesin cdo keqpërdorim në numrin pa pagesë 191.

Marketing

“Unë i siguroj të gjithë qytetarët se kemi mjaft ushqim jo vetëm për momentin, por edhe për muajt në vazhdim. Ne nuk mund të parashikojmë se sa do të zgjasë virusi, sa do të zgjasin ndalimet, por sigurisht që ne jemi të furnizuar me furnizime ushqimore.”- tha Kreshnik Bekteshi, ministër i ekonomisë.

Bekteshi: Asnjë procedurë falimentimi nga kompanitë

Në kushte të gjendjes së jashtëzakonshme, kompanitë nuk do të kenë të drejtë për hapje të procedurës së falimentimit, ky vendim është marrë për të mbrojtur ata që punojnë në veprimtaritë prekura nga virusi korona.

“Asnjë kompani mos të ketë mundësinë që deri sa të vlej gjendja e jashtëzakonshme dhe tre muaj shtesë nga ajo, të mos mund të hapë procedurë falimentimi, me të vetmin qëllim që të sigurojmë qytetarët, të sigurojmë kreditorët, por njëkohësisht të sigurojmë buxhetin e shtetit.”- tha Bekteshi.

Bekteshi informoi se do të hiqet norma doganore për 13 produkte mjeksore, si mjete të dezinfektimit, maskat mbrojtëse, syze mbrojtëse dhe pajisje tjera mjekësore. Gjithashtu kompanitë turistike do të fitojnë vauçerë të cilat do të mund t’ua japin klientëve të tyre që nuk kanë mundur të shfrytëzojnë biletën e paguar. Vaupçerët do të jenë në vlerë të shumës së së paguar për aranzhmanin. Klientët të cilët kanë paguar biletë, këto vauçerë do të mund t’i shfrytëzojnë deri më 31 dhjetor të vitit 2021.