Gjendja e jashtëzakonshme, Spasovski: Nuk ka masa për kufizime të reja

Nuk ka vendime për kufizime të reja të lëvizjes së qytetarëve pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, tha në konferencën e sotme për shtyp kryeministri Oliver Spasovski, sipas të cilit masat për kufizim të lëvizjes për momentin mbeten në fuqi për Dibrën dhe Qendër Zhupën.

Marketing

“Gjendjen e jashtëzakonshme do ta menaxhojmë në mënyrën më të mirë të mundshme gjithnjë në drejtim të mposhtjes. Çdo qytetar është i obliguar që të respektoj dhe zbatoj masat e shqiptuara nga Qeveria”, tha Spasovski duke përkujtuar njëherit se gjendja e jashtëzakonshme që do të zgjas 30 ditë nuk do të thotë ngecje në transport e as të nevojave për furnizime me artikuj ushqimorë e as barnave për qytetarët.

“Tani për tani të izoluara janë vetëm Dibra dhe Qendër Zhupa. Ndalohen tubimet në vendet publike dhe ato të mbyllura. Porosi deri tek më të moshuarit, qëndroni në shtëpi, porosia është serioze andaj qëndroni në shtëpi. Në rast se keni nevojë kërkoni ndihmë nga Komuna”, deklaroi Spasovski dhe njëherit porositi të gjithë personat që do t’i ndjejnë simptomat më të vogla që përngjajnë, menjëherë të kërkojnë ndihmë nga organet shëndetësore.

Marketing