Komunikacioni në rrugët shtetërore në Maqedoni po zhvillohet në korsi të lagura në disa vende. Lidhja Auto-moto e Maqedonisë rekomandon vozitje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë dhe respektim të sinjalizimit rrugor.

Në disa gryka malore mund të ketë rrëshqitje të dheut, sidomos në rrugëz: Koçani – Makedonska Kamenica – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovo, Katlanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovo, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Intenziteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është rritur. Ndërsa në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. (Ky informacion vlen vetëm për kalimet në anën e Maqedonisë).