Gjendja e rrugëve në vend

Komunikacioni nëpër rrugët e shtetit po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa. Borë me intensitet të dobët bie në Prilep dhe në Strazhë, informon Lidhja Auto Moto e Maqedonisë në raportin e mëngjesit për gjendjen e rrugëve.

Marketing

Lidhja Auto Motot e Maqedonisë njofton se ka ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit, ndërsa për makinat dhe autobusët rekomandohet përdorimi i pajisjeve dimërore.

Në disa akse rrugore që kalojnë nëpër gryka ka mundësi për shembje gurësh, andaj nga LAMM apelojnë për kujdes gjatë vozitjes dhe adaptim të shpejtësisë me kushtet e rrugës dhe respektimi e sinjalistikës rrugore, sidomos nëpër lugina ku ka edhe paraqitje të mjegullës. Kjo sidomos në rrugën Katllanov-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçanë-Dellçevë.

LAMM njofton gjithashtu se kahja rrugore P2332 Ohër-Resnje, nga Parku Nacional i Galiçicës është i mbyllur për të gjitha llojet e automjeteve nga 15.11.2020 deri 01.04.2021.

 

Marketing