Gjendja epidemiologjike dhe legjislativa arsye për anulimin e vitit shkollor

Anulimi i fillimit të vitit shkollor për një muaj ka arsyetim mjekësor dhe është për shkak të gjendjes epidemiologjike si shkaku i parë, ndërsa i dyti është legjislatura gjegjësisht pamundësia që të sillen ligje ose ndryshime deri në formimin e Kuvendit dhe Qeverisë së re, tha kryeministri Oliver Spasovski duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve.

Marketing

“Në kohën kur përfundojnë pushimet vjetore, kur njerëzit kthehen nga pushimet dhe udhëtimet, kur përgatitemi për hapjen e kopshteve dhe bëhemi gati se si të jetë arsimi, nga e gjithë kjo parë në paketë rritet mundësia e transmetimit të virusit KOVID-19. Kjo është arsyeja e parë për anulim. Së dyti, pasi në këtë periudhë nuk kemi pasur Kuvend dhe nuk kemi pasur Qeveri e cila mund të sjellë vendime reale pasi sipas ligjit zgjedhor është përkufizuar se deri në formimin e Qeverisë së re nuk guxon të sillen një sërë vendimesh, ndërsa nuk kemi mundësi për ndryshime ligjore. Nëse nuk duhet mësim onlajn, duhet të ndryshojë ligji”, tha Spasovski.

Për dy takimet e ndara që dje ishin me grupe të prindërve – të parët për mësim onlajn të tjerët për mësim me praninë fizike, kryeministri tha se kanë qenë të dobishme dhe të frytshme dhe se kanë pasur angazhim të përbashkët për arsim cilësor në interes të nxënësve.

Theksi se periudha prej një muaji, deri më 1 tetor, duhet t’i kushtohet vetëm zgjedhjes së modelit i cili, siç tha, “do të jetë e keqe e domosdoshme në një gjendje të tillë” dhe se së bashku duhet bërë shumë më shumë që të përkushtohen në reformat reale në procesin arsimor të cilat do të japin cilësi më të mirë.

“I patëm dy takime të dobishme, të frytshme, në të cilat jo vetëm dy grupet e prindërve i dhanë qëndrimet e tyre, por dakorduam dhe e pamë se ndajmë vlera të përbashkëta lidhur me sistemin arsimor. Konstatimi i përbashkët është se duhet të kemi arsim cilësor i cili do t’u mundësojë fitimin e njohurive fëmijëve tanë pasi arsimi, megjithatë është, e ardhmja e shtetit”, shtoi Spasovski.

Marketing