Gjendja me Kovid-19 në botë deri në orën 17

Sipas të dhënave më të reja, në botë deri më tani janë regjistruar 441.372 persona të infektuar me koronavirusin e ri. Raste të vdekjeve ka 19.766, ndërsa janë shërua 112.036 persona.

Marketing

– Presidenti rus Vlladimir Putin në fjalimin e tij drejtuar kombit bëri të ditur se java e ardhshme do të jetë jopune në të gjithë vendin si masë për parandalim të koronavirusit. Gjithashtu, theksoi se edhe referendimi për ndryshime kushtetuese do të shtyhet, në vend të datës së caktuar më 22 prill do të caktohet datë e re. Do të punojnë vetëm dyqanet për ushqim, farmacitë, institucionet shëndetësore, bankat, kompanitë transportuese, si dhe organet e pushtetit.

– Gjykata londineze e hodhi poshtë kërkesën e mbrojtjes të themeluesit Vikiliks, Xhulijan Asanzh të lirohet përkohësisht nga burgu për shkak të pandemisë së koronavirusit. Avokatët kërkuan ai të lirohet me garanci.

– Në Bangladesh është regjistruar rasti i parë i të prekuri me koronavirus nga qyteti Koksis Bazar, në afërsi të kampeve të refugjatëve, ku janë vendosur më shumë se një milion persona, kumtoi UNHCR.

– Turqia do të caktojë 32.000 mjekë të rinj dhe punonjës shëndetësorë për shkak të epidemisë së koronavirusit të ri në shtet, nga i cili deri më tani kanë vdekur 44 persona, ndërsa 1.872 të infektuar, theksoi ministri i Shëndetësisë Fahretin Koxha.

– Ukraina planifikon të vendosë gjendje të jashtëzakonshme në territorin e të gjithë vendit në kohëzgjatje prej 30 ditëve në luftën kundër përhapjes së koronavirusit të Kovid-19, theksoi kryeministri Denis Shmigal.

– Prokurori publik i Etiopisë, Adaneç Abiebe deklaroi se do të lirohen mbi 4.000 të burgosur, me qëllim që të parandalohet përhapja e koronavirusit në burgjet në vend. Me amnistinë nuk do të përfshihen të burgosurit e dënuar për vrasje. Shtetasit e huaj të liruar do të ekstradohen në shtete e tyre.

– Qeveria gjermane bëri të ditur se ndalohet hyrja e punëtorëve sezonalë nga jashtë me qëllim që të parandalohet epidemia nga koronavirusi, me çfarë potencialisht bujqit do të mbesin pa fuqi pune për mbledhjen e rekoltës, ndalesa vlen edhe për qytetarët nga BE-ja. Rreth 300.000 punëtorë sezonalë mbërrijnë në Gjermani çdo vit, kryesisht nga Polonia dhe Rumania.

– Në Kosovë janë konfirmuar 63 raste të konfirmuar me Kovid-19, prej të cilëve 28 janë hospitalizuar në Klinikën për Sëmundje Infektive, ndërsa gjendja e tyre është stabile.

– Në 24 orët e fundit në Belgjikë janë regjistruar 56 raste të vdekjeve dhe 262 raste të personave të infektuar me koronavrusin e ri. Numri i përgjithshëm në vend deri tani është 4.937 të sëmurë dhe 175 të vdekur.

– Në Holandë bëri të ditur se në 24 orët e fundit në vend kanë vdekur 80 persona nga koronavirusi i ri.

– Britania e Madhe përgatit teste për koronavirus, të cilat qytetarët do të mund t’i përdorin në shtëpi. Bëhet fjalë për teste 15 minutëshe të cilat do të dorëzohen përmes Amazonit deri te njerëzit të cilët tashmë janë në vetizolim.

– Aeroporti London Siti i pezullon të gjitha fluturimet komercial dhe private deri në fund të prillit.

– Në Austri për tre ditë dyfish është rritur numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri.

– Irani do të mund të përballet me valën e dytë të pandemisë së Kovid-19, paralajmëroi zëdhënësi i Qeverisë iraniane, pasi në vend janë ndaluar udhëtimet ndërurbane dhe tubimet tradicionale në parqe për Vitin e Ri Persik.

Marketing