Gjendja para Kuvendit e qetë, por nën masa sigurie

Pas protestave të mbrëmshme, situata sot para Kuvendit të Maqedonisë është e qetë dhe se nuk ka prani të shtuar policore. Janë hequr barrikadat e vendosura në rrugë dhe se ka lëvizje të lirë të makinave.

Marketing

Megjithatë në anën tjetër të parkut përballë Kuvendit akoma gjendet tenda të improvizuara nga protestues në numër të vogël, të cilët për disa ditë me radhë po protestojnë kundër marrëveshjes së re për emrin.

Ekipet policore janë të pranishme në të gjitha anët e Kuvendit por në numër më të vogël.

Vlenë të ceket se mediat pro-opozitare po nxisin gjuhë të urrejtjes me qëllim që të përshkallëzohet edhe më shumë situata.

Marketing