Gjenerata e Çerdheve të Gostivarit u përcollë me manifestim kryesisht në gjuhën maqedone

Sot ishte dita e fundit e gjenerates 2012/2013 pranë çerdhes “Gëzimi Fëmijëror”, në Gostivar.

Marketing

Në eventin e mbajtur në Pallatin e Kulturës programi ishte 70% në gjuhën maqedone, 20 % në gjuhën shqipe 10% në gjuhën turke.

Të pranishmit, prindërërit shqiptarë të revoltuar pyetën a thua jemi në Veles e jo në Gostivar.

“Edhe krejt kjo ndodhte përpara duartrokitjeve frenetike të udhëheqësisë së komunës së Gostivarit dhe kuadrit të koalicionit të tyre të VMRO-së që udhëheq me çerdhet e qytetit”, u shpreh njëri nga prindërit.

Dëshmitarë të kësaj atmosfere ishin të gjithë prindërit që ishin në këtë event.

“Urime koalicionit në komunën e Gostivarit Aleanca për Shqiptarët – VMRO DPMNE” ishte reagimi i prindërve të revoltuar.

Marketing