Gjergj Dedaj emërohet ambasador i ri i Kosovës në Maqedoni

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka nënshkruar dekretin për emërimin e zëvendësministrit aktual për Punë të Jashtme Gjergj Dedaj për ambasador të ri të Kosovës në Maqedoni, lajmëron korrespondenti i MIA-s në Prishtinë.

Marketing

Lajmin në faqen Facebook mbrëmë e ka publikuar vetë Dedaj.
”Në një mision te ri, përgjegjësi shtetërore për Kosovën! Falënderoj Presidentin e Republikës se Kosovës, Hashim Thaçi, për besimin dhe dekretimin tim, për ambasador /shef i misionit diplomatik të Republikës së Kosovës në Republikën e Maqedonisë”, ka shkruar Dedaj.

Lajmi për emërimin e diplomatit kontrovers për ambasador në Maqedoni shkaktoi reagime të shumta negative në opinionin kosovarë.

Kujtojmë se së fundi deputetët e grupit 6+ si dhe zëvendëspresidenti i AKR-së, Agim Bahtiri kanë kërkuar shkarkimin e tij, për shkak të një deklarate të tij dhënë në Facebook i cili ka shkruar se Turqia dhe Serbia po synojnë rikthimin e tyre strategjik në Kosovë përmes emisarëve të tyre.