Gjermani, hiqen masat kufizuese për fabrikën e mishit ku rezultuan 1500 të infektuar me koronavirus

Një gjykatë në Gjermani i ka dhënë fund masave izoluese të vendosura me detyrim në rajonin veriperëndimor të Gütersloh-ut pas shpërthimit të virusit në një fabrikë mishi.

Marketing

Sipas gjykatës bllokimi vendosi një barrë të padrejtë për qytetarët dhe mund të ishte më i koordinuar, duke pasur parasysh se numri i rasteve të konfirmuara ndryshonte në të gjithë zonën.

Gjykatësit mbështetën edhe një kompani lokale që kishte argumentuar se bizneset e tyre ishin në një pjesë të rajonit ku nuk kishin regjistruar shumë te infektuar dhe nuk duhej t’u nënshtroheshin kufizimeve.

Një muaj më parë më shumë se 1,500 punëtorë të një fabrike të përpunimit të mishit rezultuan të infektuar me koronavirus. Kjo solli bllokimin e fabrikës, e cila zotërohej nga Presidenti i klubit të futbollit Schalke 04 Clemens Tönnies.

Nga ana tjetër autoritetet vunë në karantinë të detyrueshme rreth 6,500 persona dhe një pjesë të bizneseve të tjera të qytetit.

Ky rast ka tërhequr vëmendjen për kushtet e vështira të punës dhe të jetesës së punonjësve në thertoret në Gjermani, shumë prej të cilëve vijnë nga Evropa Lindore.

Përballë akuzave dhe çështjes së ngritur në opinionin publik Tönnies dha dorëheqjen nga drejtimi i klubit të Schalke 04./Euronews

Marketing