Gjermani, komuniteti turk kërkon hetim të ri mbi vrasjet neo-naziste

Komuniteti turk në Gjermani ka bërë thirrje për një hetim të ri në vrasjet nga grupi terrorist neo-nazist Nëntoka Nacional Socialiste (NSU), pas përfundimit të një gjykimi pesë-vjeçar që zhgënjeu familjet e viktimave, raporton Anadolu Agency (AA).

Marketing

Në një raport 93 faqesh të publikuar sot, organizata turke e emigrantëve TBB kritikoi agjencinë vendase të intelegjencës BfV për bllokimin e përpjekjeve për të zbuluar vrasjet

Profesori Hajo Funke, një ekspert i shquar i ekstremit të djathtë dhe autor i raportit, ka theksuar se 13 komisionet e ngritura në parlamentet federale dhe shtetërore deri më tani nuk kanë mundur të zbulojnë faktet për shkak të kufizimeve dhe ngurrimit të agjencive të intelegjencës.

“Agjencia gjermane vendase e intelegjencës sistematikisht ka mbuluar fakte dhe dokumente të copëtuara. Ky është një skandal”, tha Funke në një konferencë për media në Berlin.

Funke propozoi një hetim të ri, bazuar në një model të SHBA-ve, ku një këshilltari dhe komiteti të posaçëm do t’u jepeshin kompentenca të forta për hetime të pavarura, duke pasur qasje në të gjitha dosjet sekrete dhe në informacione të ndjeshme.

NSU-ja e fshehtë midis viteve 2000 dhe 2007 vrau dhjetë persona, përfshirë tetë emigrantë turq dhe një grek, si dhe një oficer të policisë, por vrasjet prej kohësh kanë qëndruar të pazgjidhura.

Një gjykatë e Mynihit javën e kaluar i shqiptoi dënimin e përjetshëm të vetmes anëtare të mbijetuar të grupit Beate Zschaepe dhe u dha dënime të lehta katër të dyshuarve të tjerë, të cilët i dhanë mbështetje grupit terrorist.

Gjatë gjykimit pesë-vjeçar, Zschaepe nuk pranoi të jepte ndonjë informacion mbi NSU-në dhe u përpoq të fajësonte dy kolegët e saj të vdekur.

Gjatë gjykimit pesë-vjeçar, Zschaepe nuk pranoi të jepte ndonjë informacion mbi NSU-në dhe u përpoq të fajësonte dy kolegët e saj të vdekur.

Deri në vitin 2011, policia e Gjermanisë dhe shërbimet e intelegjencës hodhën poshtë çdo motiv racor për vrasjet dhe u trajtuan familjet emigrante si të dyshuar, duke i pyetur ata lidhur me lidhjet e dyshuara me grupet mafioze dhe trafikantët e drogës.

Ndërsa zbulimet e fundit kanë treguar se agjencia vendase e intelegjencës e Gjermanisë kishte dhjetra informatorë që kishin kontakte me të dyshuarit e NSU-së, zyrtarët këmbëngulën se nuk kishin informata paraprake rreth qelizës terroriste NSU dhe rolit të dyshuar të saj në vrasje.

Megjithatë, autoritetet në shtetin qendror gjerman Hessen së fundmi kanë vendosur të mbajnë disa dokumente sekrete për 120 vjet, duke shkaktuar spekulime të mëtejshme rreth lidhjeve të mundshme të NSU-së.