Gjermani/ Të huajve që u ka skaduar viza, nuk do të dënohen deri më 30 qershor

Të gjithë të hujat që kanë qëndruar në Gjermani për biznes apo si turistë dhe për shkak të masave të ndërmarra në kuadër të luftës kundër koroanvisurit të ri (COVID-19) nuk kanë qenë në gjendje të lëshojnë vendin, nuk do të dënohen për shkak të skadimit të vizës.

Marketing

Ministria e Brendshme gjermane në një deklaratë theksoi se shtetasit e huaj nuk do të gjobiten për sakdimin e vizave të punës apo turistike deri më 30 qershor.

Po ashtu, thuhet se ky vendim do të rishqyrtohet përsëri pas 30 qershorit.

Marketing