Gjermani/ Të paktën 106 viktima nga moti i keq, shpëtojnë dy vajza shqiptare

Evropa Perëndimore po përballet ditët e fundit me një situatë katastrofike si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga stuhitë të mëdha.

Marketing

Të paktën 106 persona kanë humbur jetën dhe mbi 1500 të tjerë janë në kërkim për shkak të shirave të rrembyeshme në gjermani.

Dhjetëra ndërtesa janë shkatërruar plotësisht teksa makinat janë mbuluar pothuajse totalisht nga uji. Reinland-Falz dhe Merzbah në Nordrhein-Ëestfalen janë zonat më të goditura ku mijëra banorë janë shpëtuar me helikopter pasi përmbytjet shkatërruan zonën.

Nder të shpetuarit ishin edhe dy vajzat e familjes Hyseni që jetojne ne gjermani. Babai, Shefik Hyseni tregoi tmerrin që perjetoi kur humbi kontaktin me vajzat e tij.

“Të mërkurën në mbrëmje vajzat e mia më telefonuan dhe më thanë se uji kishte hyrë tashmë në katin e parë! Vrapova menjëherë në shtëpi, Por kur ai arrita nuk kaloja dot – uji ishte kudo! Ne vetëm kemi qarë në krahët e njeri-tjetrit. Tani duhet vetëm të shohim se çfarë ka mbetur nga shtëpia jonë”

E rëndë situata paraqitet edhe në Belgjikë ku deri me tani raportohet që 23 persona kanë humbur jetën. Më shumë se 21,000 familje kanë mbetur pa energji elektrike.

Ndërkohë edhe Holanda është goditur nga stuhi të mëdha. Autoritetet Hollandeze urdhëruan 10,000 banorë të qytetit të Maastricht dhe fshatrave fqinjë të evakuojnë shtëpitë përgjatë lumit

Moti i keq dhe stuhitë të forta gjithashtu goditen Zvicrën Luksemburgun dhe francën.

Marketing