Gjermani: Vozitësi nga Maqedonia ndërron jetë pas sulmit në zemër

Një vozitës kamioni nga Maqedonia, ka ndërruar jetë në autostradën gjermane A 61, në afërsi të Sprendlingenit, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Albinfo.ch. Vozitësi 44-vjeçar me sa duket ka pësuar një sulm në zemër mbi timon dhe me kamionin e tij është futur në barrierën mbrojtëse të autostradës.

Marketing

Vozitësi i kamionit nga Maqedonia, mëngjesin e sotëm ka qenë duke qarkulluar në zonën e kantierit në drejtim të A 61, në drejtim të jugut në jug. Midis kryqëzimeve Bad Kreuznach dhe Gau-Bickelheim, ai ka dalur nga korsia dhe ka goditur barrierën e autostradës, thuhet në një komunikatë policore, njofton Albinfo.ch.

Ekipet e shpëtimit, 44-vjeçarin e gjejnë në kabinën e vozitësi pa vetëdije. Një mjek emergjent vetëm se ka mundur të konstatojë vdekjen e tij. Dyshohet se ai ka pësuar një atak kardiak mbi timon. Pjesëmarrësit e tjerë të rrugës kanë kaluar pa lëndime.

Gjatë aksidentit u derdhën pothujase rreth 200 litra naftë, informon më tej Albinfo.ch. Njësia zjarrfikëse ka qenë në gjendje ta mbulojë naftën me rërë. Sipas policisë gjermane, dëmi i shkaktuar arrin shifrën në 50.000 euro.

Për shkak të punës së rikuperimit dhe pastrimit, autostrada A61 në drejtim të Wormsit ishte plotësisht e mbyllur. Sipas policisë, tani nuk ka më pengesa të trafikut.