Gjermania, destinacioni më i kërkuar: Gjysëm milion pasagjer në pjesën e parë të vitit

Shkupi renditet në vendet e para të shteteve të ish-Jugosllavisë për numrin e pasagjerëve dhe fluturimeve. Në çerekun e parë të këtij viti 480 mijë e 845 pasagjerë kanë udhëtuar nga Aeroportet e Maqedonisë së Veriut. Numri i pasagjerëve në aeroportin e Shkupit dhe Ohrit ka shënuar rritje drastike. Sipas TAV, 21 mijë e 868 më shumë udhëtarë kanë fluturuar nga aeroportet e Maqedonisë së Veriut në krahasim me vitin paraprak.

Marketing

Ne kemi vërejtur në aeroportin e Ohrit një rritje të pabesueshme të numrit të udhëtarëve për 64% si rezultat i tre linjave të reja ajrore që u hapën në 6 muajt e fundit. Vjenë në nëntor 2018, Malmo dhe Milano, në mars 2019.

– Me katër destinacionet të reja që do të hapen këtë verë, Memmingen, Dortmund, Shtuttgart dhe Düsseldorf, ne presim të ruajmë shkallën e lartë të rritjes në numrin e pasagjerëve në aeroportin e Ohrit, duke arritur rekorde të reja.” u shpreh Allper Ersoj – Drejtor Gjeneral i Tav Maqedoni

Nga disa agjenci për fluturimeve thonë se numri më i madh i biletave që janë shitur, janë për destinacionet Gjermani dhe Zvicër. Wizzair është linja ajrore të cilën e kanë zgjedhur 67 % e pasagjerëve, tregojnë të dhënat e TAV.

“Sa i përket pjesës së linjave ajrore, Wizz Air ka transportuar numrin më të madh të udhëtarëve me 67.4%. pastaj vijojnë Turkish Airlines me 8,4%, Germania Flug me 4,8%, Austrian Airlines me 4,7%, Edelweiss me 2,6% dhe Pegasus Airlines me 2,5%.”, theksoi Allper Ersoj – Drejtor Gjeneral i Tav Maqedoni

TAV Maqedoni përfundoi vitin 2018 me një total prej 2.3 milion pasagjerë në të dy aeroportet, që përfaqësojnë një rritje vjetore prej 16%. Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit lidh pasagjerët me një total prej 42 destinacionesh të rregullta, në të cilat veprojnë 13 linja ajrore.  Sipas portalit të Aviacionit “EX-YU”, gjatë kësaj periudhe në aeroportet e shteteve të Ish-Jugosllavisë, numri i pasagjerëve është rritur për 178 mijë. Ndërkaq numri më i madh i udhëtarëve të rinj ishte në Aeroportin e Prishtinës, edhe atë për 13.9% më shumë, se sa vitin e kaluar. Aeroporti  “Nikola Teslla” i Beogradit këtë vit mban pozicionin e tij si më i ngarkuari nga shtetet e ish-Jugosllavisë, duke shtuar më shumë se 37,300 pasagjerë.

Marketing