Gjermania jep grantin 4 milionë euro për rindërtimin pas tërmetit

Qeveria Federale e Gjermanisë ka ndarë një grant prej katër milionë eurosh për rindërtimin e ndërtesave publike në Shqipëri të dëmtuara nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit.

Marketing

“Gjermania do të ndihmojë Shqipërinë për të rindërtuar shkollat dhe institucionet publike. Ky grant është një nga elementët e mbështetjes gjermane pas tërmetit të 26 nëntorit i cili traumatizoi shumë shqiptarë”.

“Ringritja e institucioneve publike do të jetë një element i cili do të shërbejë për rikthimin dalëngadalë në normalitetin e jetës së përditshme”, tha ambasadori gjerman në Shqipëri Peter Zingraf.

Marketing