Punë ka, mungojnë punëtorë – ky është një problem i madh që po theksohet gjithnjë e më shumë nga kompanitë gjermane. Gjermania aktualisht ka mungesë të 440.000 punëtorë të kualifikuar.

Vetëm në industrinë elektrike nevojiten 50.000 inxhinierë, në sektorin e IT rreth 55.000 ekspertë, ndërsa në makineri rreth 11.000 – 50% më shumë se vitin e kaluar, shkruan Deutsche Welle.

Rreth 60 për qind e firmave gjermane theksojnë se mungesa e punëtorëve të kualifikuar është problemi më i madh i tyre i biznesit.