Gjermania konfirmon përkrahjen për Marrëveshjen e Prespës

Ambasadori gjerman në Athinë, Jens Pletner, ka shprehur edhe një herë përkrahjen e Gjermanisë për Marrëveshjen e Prespës.

Marketing

Ai në një intervistë për agjencinë e lajmeve greke ANA MPA, tha se ratifikimi i marrëveshjes është “fitore e demokracisë”. Sipas tij, bëhet fjalë për marrëveshje të mirë, implementimi i së cilës do të sjellë përfitime edhe për Greqinë edhe për rajonin më gjërë dhe theksoi se pikërisht në atë drejtim dëshiron të kontribuoj qeveria gjermane.

“Nga ana e Qeverisë gjermane është shumë e qartë se dy kryeministrat kanë vepruar me shumë guxim, kanë vepruar pikërisht ashtu siç i takon një lideri shtetëror. Iniciativa e dy kryeministrave meritojnë mirënjohjen tonë më të lartë”, ak deklaruara ambasadori Jens Pletner.

Duke folur për reagimet në Greqi, Pletner është shprehur se vendi i tij është i vetëdijshëm për vështirësitë dhe ndjeshmërinë e shumë grekëve për çështjen e emrit, por ai shpreson se së shpejti marrëveshja do të pranonet edhe nga ata që tani për tani e kundërshtojnë.

“Edhe pse ishte vendim i vështirë, sërish mendoj se ishte një vendim i guximshëm dhe i duhur, ndërsa unë jam absolutisht i bindur se për disa vite në opinionin grek do të ketë madje edhe shumicë që do të vërtetojë këtë”, thekson ai.

Nga ana tjetër, kryeministri grek, Aleksis Cipras, në një paraqitje të tij duke folur për këtë marrëveshje, tha se kur forcat dhe qeveritë progresive ndërmarrin përgjegjësi, atëherë tregojnë se së bashku mund të zgjidhin probleme për ardhmëri më të mirë të popujve dhe rajonit, veçanërisht në Ballkan ku, sipas tij, perceptimi kryesor “nuk ishte kompromisi dhe koncensusi, por urrejtja nacionaliste dhe konfliktet”.