Gjermania me kufizime udhëtimi për vendet me variante të reja të koronavirusit

Gjermania po ndalon shumicën e udhëtarëve nga vendet e goditura me variantet e reja të koronavirusit, tha të enjten ministri i Brendshëm, Horst Seehofer.

Marketing

“Ne jemi duke i përqendruar këto kufizime të udhëtimit në zonat e mutacionit, të cilat aktualisht janë Britania e Madhe, Portugalia, Afrika e Jugut dhe Brazili”, tha ai.

Shfaqja e varianteve të reja të koronavirusit në Britani të Madhe, Brazil dhe Afrikën e Jugut, që konsiderohen më infektive sesa lloji origjinal, ka nxitur shqetësimin në shumë vende që po përpiqen të frenojnë pandeminë.

Portugalia, e cila ka lidhje të shumta ajrore me Brazilin, gjithashtu ka raportuar së fundmi një numër të lartë të të infektuarve pasi e kaloi valën e parë të koronavirusit relativisht mirë.

Seehofer tha se bisedimet janë duke vazhduar për të vendosur se cilës kategori udhëtarësh mund t’i lejohet për të hyrë në Gjermani.
Këto kategori mund të përfshijë gjermanët që kthehen, si dhe ata që punojnë në transportin e mallrave, pasi fluturimet e ngarkesave nuk duhet të ndërpriten.

Ministri i Brendshëm theksoi se Gjermania do të paraqite detaje mbi ndalimin e udhëtimit të premten dhe mezi priste që BE-ja të merrte një vendim të përbashkët për një çështje kaq të ngutshme shëndetësore për popullatën.

Marketing