Gjermania me vështirësi arrin të kualifikohet tutje, barazon me Hungarinë

Gjermania në fundin e ndeshjes ka siguruar kalimin në raundin tjetër.
Gjermanët barazuan me Hungarinë me rezultat 2 – 2, shkruan lajmi.net.Szalai zhbllokoi rezultatin pas një asistimi të bukur nga Sallai (11′), rezultat me të cilin edhe skuadrat shkuan në pushime.

Marketing

Gjermania pas shumë përpjekjeve gjeti golin përmes Kai Havertz (66′).

Mirëpo, shpresa për rikthim zgjati vetëm 91 sekonda, pasi Hungaria riktheu epërsinë përmes Schafer (68′).Gjermania provoi deri në fund dhe golin e gjeti përmes Leon Goretzkas (84’).

Me këtë barazim dhe ndeshjen pa fitues me Portugalisë dhe Francës, Gjermania kualifikohet si pozitë e dytë, derisa Hungaria eliminohet nga “Euro 2020”Ndërkohë, Gjermania në raundin tjetër do përballet me Anglinë.

Marketing