Gjermania ndalon shitjen e iPhone-ve

Furnizuesi i gjysmëpërçuesve “Qualcomm Inc” fitoi një luftë të dytë gjyqësore në betejën e saj për shkelje të patentave në Gjermani kundër Apple.

Marketing

Ndërkohë gjykata në Mynih ka vendosur ndalimin me kusht të shitjeve të modeleve iPhone, nga 7 deri te ai X.

“Nëpërmjet këtij gjykimi, shitja dhe qarkullimi i modeleve që nuk kanë licencë ndalohet në Republikën Federale të Gjermanisë”, njoftoi gjykata duke cituar se modelet e ndaluara janë iPhone 7, 7 Plus, 8, 8 Plus, dhe X.
Megjithatë në këtë komunikatë theksohet se që të aplikohet ky vendim ende provizor, “Qualcomm” duhet të derdhë një depozitë prej 668,4 milionë eurosh.

I takon akuzuesit që të derdhë këtë shumë nëse dëshiron që gjykimi të aplikohet provizorisht”, njofton gjykata.
“Për më tepër, vendimi nuk ka ende fuqi mbi këtë çështje, sepse është i mundur edhe apeli”, thuhet në komunikatën e gjykatës së Munihut.

“Qualcomm”, kolosi amerikan i gjysmëpërçuesve, akuzon gjigantin e elektronikës Apple se ka shkelur një prej patentave në lidhje me një mikroçip të instaluar në modele të caktuara të iPhone.