Gjermania “selektive”, planifikon rihapjen e kufijve vetëm me këto vende

Gjermania planifikon të heqë ndalesën e udhëtimit për turistët e 31 vendeve evropiane, nisur nga data 15 qershor.

Marketing

Sipas një propozimi të zbardhur nga agjencia e lajmeve DPA, Gjermania planifikon t’i rihapë kufijtë me të gjitha vendet e BE-së, me Britaninë e Madhe dhe me katër anëtarët e zonës së lëvizjes së lirë, Schengen: Islandën, Norvegjinë, Zvicrën dhe Lihtenshtajnin.

Ashtu, sikurse shihet në hapjen e parë të kufijve mungojnë vende si SHBA, Rusi, apo disa vende të tjera që nuk janë pjesë e BE-së si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Plani pritet të dërgohet të mërkurën për miratim në kabinetin e kancelares gjermane, Angela Merkel.

Gjermania, ashtu sikurse edhe vendet e tjera të Bashkimit Evropian dhe më gjerë, ka mbyllur kufijtë në mes të marsit, në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Sakaq, vendi ka konfirmuar mbi 180,000 të infektuar dhe rreth 8,300 viktima nga pandemia.

Numri i relativisht i ulët i viktimave në krahasim me vendet e tjera evropiane, i është atribuar testimit masiv dhe menaxhimit të mirë të sistemeve spitalore që nuk kaluan në kolaps, si në Itali apo Spanjë.

Marketing