Gjermania sot i kthen 31 azilantë në Maqedoninë e Veriut, dërgohen në kampin e izolimit

Gjermania edhe përkundër mbylljes së kufijve dhe masave emergjente ka nisur me kthimin e azilantëve. Kjo do të prekë edhe shtetasit e Maqedonisë së Veriut, që tashmë nuk do të kenë të drejtën e qëndrimit në Gjermani.

Marketing

Gjatë ditës së sotme nga Gjermania do të kthehen dhjetëra azilantë, konkretisht 31 të cilët menjëherë do të vendosen në kamp, ku do iu nënshtrohen kontrolleve mjekësore dhe masave tjera kundër pandemisë së gripit. Aeroplani me azilantët do të ateroj në aeroportin e Shkupit në ora 15:30 minuta. Pas kontrollit të tyre, ata do të dërgohen në kampin e izolimit në Krivollak të Shkupit.

Marketing