Gjermania zgjat afatin e masave kufizuese ndonëse vdekshmëria mbetet 1%

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka zgjatur afatin e masave të vendosura për të ngadalësuar përhapjen e Covid-19.

Marketing

Duke folur pas një konference telefonike me kryeministrat e 16 shteteve federale të Gjermanisë, kancelarja gjermane tha se ishte shumë shpejt për të zbutur masat e distancimit social dhe këshilloi njerëzit që “përgjithësisht të evitojnë udhëtimet private dhe vizita te të afërmit” deri më 19 prill .

Ndërsa Merkel nuk ka pranuar të vendosë një bllokim të plotë të vendit, ekonomia më e madhe e Evropës që nga 23 marsi ka qenë nën një të ashtuquajtur “ndalim kontakti” ku mbledhjet e më shumë se dy personave janë të ndaluara, me përjashtime për familjet.

Merkel tha që ajo do të kërkojë këshilla të mëtejshme shkencore për ndoshta lehtësimin e kufizimeve aktuale në 14 prill.

Sipas institutit Robert Kok, Gjermania në 24 orët e fundit ka regjistruar 149 viktima duke e cuar totalin në 732. Vendi numëron gjithësej rreth 70 mijë të prekur nga virusi dhe mbi 18 mijë të shëruar.

Marketing