Gjest i madh i Shkëndijes

Kampioni i Maqedonisë së Veriut, Shkëndija nga Tetova, vazhdon traditën tashmë gjashtëvjeçare, duke u shoqëruar në fundvit me fëmijët me nevoja të posaçme te Qendra Ditore në Tetovë dhe paralelja pranë shkollës fillore ‘Liria’.

Marketing

Me rastin e fundit të vitit KF Shkëndija e përfaqësuar me futbollistët Agim Ibraimi, Zija Merxhani dhe Arbin Zejnullai kanë vizituar fëmijët me nevoja të posaçme në paralelet pranë Qendrës Ditore në Tetovë dhe shkollës fillore ‘Liria’.

Fëmijëve u janë ndarë pako me dhurata para Vitit të Ri, ndërsa shoqërimi me ta përcjell mesazhin tradicional të Shkëndijës se edhe kjo kategori e fëmijëve është e integruar në shoqërinë tonë në përgjithësi dhe skuadrës kuqezi në veçanti.

Marketing