Gjest i rrallë nga skuadra e njohur gjermane, futbollistët heqin dorë nga pagat për të paguar stafin

Futbollistët e skuadrës gjermane, Borussia Monchengladbach kanë thënë që nëse është e nevojshme do të heqin dorë nga pagat e tyre.

Marketing

Kjo do të bëhet për shkak që klubi të ketë mundësi të paguaj stafin e kësaj skuadre, pasi që mund të ketë probleme të pagesave për shkak të situatës me koronavirus.

Drejtori sportiv i skuadrës ka thënë “Ekipi ka ofruar të heqë dorë nga paga nëse kështu mund të ndihmojë klubin dhe punonjësit.”

I pyetur nëse ishte një propozim që klubi po planifikonte t’i përgjigjej, ai tha: “Po. Jam shumë krenar për djemtë”.

Marketing