Gjesti i madh kamarierit shqiptar në Amerikë, gjen një çek 500 mijë dollarë dhe ia kthen klientes

Armando Markaj, një shqiptar që punon si kamarier në picerinë “Patsy’s” në New York dhe vazhdon studimet për mjekësi, gjeti një zarf plot me para në një tavolinë ku po shërbente. Në të kishte qenë e ulur një grua, Karen Vinacour, e cila kishte drekuar në këtë piceri bashkë me vajzën e saj, por e harroi zarfin me çekun brenda padashje, para me të cilat do blinte shtëpinë e re.

Marketing

>
Fatmirësisht, gruaja qëlloi me fat që tryezën ku ajo kishte qenë shkoi ta rregullonte 27-vjeçari shqiptar, i cili kur pa zarfin, e kuptoi se do ishte diçka me shumë rëndësi. “Jam me të vërtetë shumë i lumtur për të. Të shtunat janë shumë të zëna dhe unë isha gati të hidhja çdo gjë që ishte në tavolinë në plehra në momentin që pashë një zarf.

E mora dhe pash emrin e ‘Citibank’ e mendova se duhej të ishte e rëndësishme. Kështu që dola në rrugë që ta kërkoja, por ajo kishte ikur”, ka thënë shqiptari për “Daily News”, i cili u habit kur pa brenda zarfit gjysmë milioni dollarë.

Shqiptari foli menjëherë me pronarin e picerisë, Frank Brija dhe e kontaktuan zonjën, e cila kur u kthye, u shpreh se u pendua shumë që nuk i la bakshish Markajt ditën e incidentit.

Marketing