Gjesti prekës i qenit pikëllon të gjithë, pasi pronari e braktisë në rrugë

Një video prekëse shfaq një qen duke provuar të kthehet në veturë, përderisa pronari i tij e braktisë atë dhe e lë në mes të rrugës.

Pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë pranë rrugës, shfaqin momentin kur vetura largohet duke e lënë qenin jashtë.

Marketing

Pronari shihet duke e gjuajtur shtratin e qenit në bërllok, para se të hyjë shpejt në veturë ndërsa qeni shihej i shpërqendruar.

Më pas, qeni i dëshpëruar bën përpjekje të hyjë në veturë, duke iu “lutur” pronarit që ta merr prapë brenda. Shikojeni videon prekëse, e cila është bërë hit në rrjete sociale.

Marketing