Gjetan Keta i përgjigjet kundërshtarit: “Fjalët do t’i them në ring.”

Një ditë para “Duel në themel” sfidës që do ngjis në ring boksierin shqiptar Gjetan Keta për titull botëror në peshë të mesme në federatën WBU, është bërë peshimi tradicional i sportistëve.

Marketing

Gjetan Keta do të ndeshet ndaj Sladan Janjanin dhe të dy boksierët peshojnë 71,5 kg. Boksieri shqiptar ka 26 ndeshje, nga të cilat 22 fitore, 18 me k.o dhe vetëm 3 humbje. Ndërsa kundërshtari ka një avantazh në statistika pasi në total numëron 28 ndeshje nga të cilat 25 fitore, 19 me k.o dhe po ashtu 3 humbje.

Gjatë fotografimit pas peshimit Janjanin ka me anë të gjuhës së trupit ka dashur të tregojë avantazhin e tij në gjatësi, duke u ngritur në majë të gishtave dhe duke parë përtej, provokim i cili është injoruar nga boksieri shqiptar.

Ndërsa Ferit Keta me 10 ndeshje nga të cilat 10 fitore do të ndeshet me Fatih Mehmet Karakus i cili në letër ka një avantazh të dukshëm, plot 26 ndeshje, 24 fitore, 13 prej të cilave k.o. Kundërshtari Ketës peshon 4 kg më tepër përkatësisht 93 kg, ndërsa Feriti 89 kg.

Në konferencën për shtyp, e cila përballë këtë herë nuk kishte vetëm gazetar por edhe publikun dibran, Gjetan Keta ka dashur të mos flas para kohe por fjalën t’ia lerë ringut:

“ Nuk kam shumë fjalë tani për të thënë sepse dua t’i mbaj për nesër, por unë erdha këtu sepse këtu gjej forcën dhe motivimin për të qenë më i fortë nesër”.- ka thënë Tysoni shqiptar.

Ndërsa Sladan Janjanin ka qenë i qartë: “Kam ardhur në Dibër për të fituar, jam gati.”

Ndërsa ish-kampioni Europës, Ferit Keta ka thënë:

“Për mua është kënaqësi të jem në vendlindje, të ndeshem në nder të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti gjithashtu në Dibër dhe gjithë shqiptarinë. Në mendjen time nuk ngelet gjë tjetër veç fitores dhe sjelljes sportive. Do doja t’ju falënderoja të gjithëve për mbështetjen!”