Gjevgjeli, gjuetari plagos 29 vjeçarin

Me 12.01.2019 në ora 13.00 është lajmëruar se në eterin e fshatit Negorci, Gjevgjeli në vendin e quajtur “Smrekova cuka”, K.K.(52) nga fshati Negorci, derisa ka qenë duke u kthyer tek prona e tij me dhitë ka dyshuar se afër ka ujq dh ka gjuajtur me një pushkë gjuetie, të cilën e ka pasur me leje.

Marketing

Pastaj K.K., sipas rrëfimit të tij është drejtuar tek vendi dhe e ka gjetur I.V.(29) nga Shtipi me lëndime në trup. K.K. me veturën e tij e ka dërguar I.V. në Spitalin e përgjithshëm në Gjevgjeli.

Është i njoftuar edhe prokurori publik ku po punohet për zbardhjen e rastit.

Marketing