Gjevgjeli, një i vdekur nga shpërthimi i bombolës së gazit

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë lënduar pas një shpërthim këtë pasdite rreth orës 16 në dyqanin “Zhare Komerc” në qendër të Gjevgjelisë. Jo zyrtarisht, shkak për shpërthimin ka qenë një bombolë e gazit.

Marketing

Njësiti i zjarrfikësve në Gjevgjeli menjëherë ka marrë masat e duhura.Sipas zjarrfikësve bombola e gazit shpërtheu brenda dyqanit, kurse nga Spitali i Përgjithshëm në Gjevgjeli njoftuan se të gjithë të lënduarit janë transferuar menjëherë në repartin e kiturgjisë dhe konfirmuan se njëri ka djegie të shkallës së parë dhe të dytë kurse dy të tjerë kanë marrë lëndime të lehta.

Marketing