Gjigantët e Evropës “për gjueti” në Lyon

Treshja e Lyon po tërheq vëmendjen e top skuadrave të futbollit evropian.

Marketing

Tanguy Ndombele, Houssem Aouar dhe Ferland Mendy janë duke u vëzhguar nga afër prej disa skuadrave evropiane, raporton “Telefoot”.

Lojtarët kanë impresionuar me paraqitjet e tyre me Lyon, sidomos në përballjet kundër Manchester City, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Real Madrid, Manchester United dhe Manchester City janë skuadrat që po e “ndjekin” Ndomelen.

Ndërsa Liverpool, poashtu edhe City, janë duke vëzhguar situatën e organizatorit Aouar.

Mbrojtësi i majtë Mendy, i cili ka debutuar edhe me Francën, po monitorohet me kujdes nga Juventus dhe Barcelona.