Gjiganti i Serie A nis revolucionin, kërkon Guardiolan për trajner

Milan po shpreson të josh Pep Guardiolan për t’u larguar nga Manchester City, për t’ia besuar udhëheqjen e revolucionit te skuadra italiane.

Trajneri spanjoll, Pep Guardiola, karrierën mund ta vazhdojë në Serie A, raporton Mundo Deportivo.

Është skuadra e Milanit që është e vendosur të konkurrojë për tituj në ligën vendase e po ashtu në Evropë në të ardhmen, dhe po kërkon një trajner dhe drejtor teknik me cilësi të larta.

Guardiola është njeriu që ua ka mbushur syrin atyre duke shpresuar që ta sjellin verën e ardhshme në ‘San Siro’, ndërsa si drejtor teknik po preferojnë drejtorin e Ajax, Marc Overmars.

Pep Guardiola, tashmë ka fituar tituj në La Liga, Bundesligë dhe Premierligë, ndërsa kalimi në Serie A do të ishte një përvojë e mirë.

evn