Gjiganti i Serie A transferon Milot Rashicën?

Sa më shumë që i afrohemi afatit kalimtar të verës, thashethemet për të ardhmen e Milot Rashicës do të rriten.

Ylli i Kosovës ka fituar vëmendjen e shumë skuadrave evropiane pas një sezoni bindës me Werder Bremen në Gjermani.

Marketing

Pas interesimit të disa skuadrave në Bundesligë dhe Premierligë, është Napoli nga Serie A që është vënë pas 23 vjeçarit nga Kosova.

Radio Marte raporton se Napoli po shikon mundësinë e transferimit të Milot Rashicës, përcjell lajmi.net.

Rashica te Napoli do të zëvendësonte Jose Callejon, kontrata e të cilit përfundon këtë verë.

Për të fituar garën për Rashicën, Napoli duhet të mposht skuadra si Wolves, Aston Villa dhe RB Leipzig.

Milot Rashica këtë sezon te Werder Bremen ka shënuar 10 gola, duke asistuar edhe gjashtë herë.

Marketing