Gjinekologja Arta Bina bëhet Shefe e Repartit të Shtatzënive Patologjike

Nëpërmjet rrjetit social facebook Valon Bela, drejtori për çështje ekonomike në Klinikën për Gjinekologji në Shkup ka njoftuar për një avansim të ri në repartin Gjinekologjik.

Marketing

Bela shkruan:

Të nderuar, ju informoj se kam nënshkruar për avansimin e Dr. Arta Hasani Bina, gjinekologe pranë Klinikës Universitare për Gjinekologji dhe Akusheri.

Ajo tani është pozicionuar si Shefe e Repartit të Shtatzënive Patologjike .

Kam kënaqësinë që gruaja shqiptare avansohet në piedestal sidomos nëpër institucionet ku shqiptarët kanë qenë të anatemuar historikisht.

URIME Dr Arta Hasani Bina. Ju prift e mbara

Marketing