Gjinekologu Damçevski ka ikur në Bullgari me pasaportë bullgare

Gjinekologu Nikollçe Damçevski i cili për nëntë muaj ka gënjyer një paciente se është shtatzën, ka ikur nga Maqedonia me pasaportë bullgare. Gjykata Themelore Shkupi 1 për SDK kanë theksuar se në mëngjesin e sotëm e kanë gjetur pasaportën maqedonase të Damçevskit në depon në Gjykatë.

Marketing

“Damçevski ka pasur masë për sigurimin e pjesmarrjes, gjegjësisht për shkak të rrezikut nga ikja dhe kjo masë nuk i është shlyer deri në atë moment kur vendimi të hy në fuqi. Gjatë muajit të kaluar gjykatës për zbatimin e sanksioneve i ka shkruar një akt udhëzimi për mbajtjen e dënimit me burg prej nëntë viteve”, thonë nga Gjykata.

Marketing