Gjithçka që duhet të dini për shortin e Ligës së Kampionëve

Sot në Nyon, me fillim nga ora 12:00, do të tërhiqet shorti i Ligës së Kampionëve, për fazën finale.

Marketing

Liga e Kampionëve këtë sezon ka ngecur tek faza e 1/16, ku kanë mbetur edhe katër ndeshje të kthimit për t’u zhvilluar, për të mësuar tetë çerekfinalistët.

Edhe pse ishte folur që këto ndeshje të kthimit të luhen në stadiume neutrale, është vendosur përfundimisht që ato të zhvillohen në stadiumet e parapara.

Kjo do të bëjë që Manchester City të presë Real Madridin në ‘Etihad Stadium’, Juventus Lyonin në ‘Allianz Stadium’, Barcelona Napolin në ‘Camp Nou’ dhe Bayern Munich Chelsean në ‘Allianz Stadium’.

Në anën tjetër, Atalanta, Atletico Madrid, Leipzig dhe PSG, tashmë janë kualifikuar për në çerekfinale.

Shorti do të tërhiqet për tri raunde. Fillimisht do të mësohen çiftet çerekfinaliste, pastaj, përballjet e gjysmëfinales me skuadrat që do të kalojnë në këtë fazë, dhe në fund, do të përcaktohet se cila skuadër do të ketë epitetin e vendasit në finale.

Kujtojmë se nga faza çerekfinale, të gjitha ndeshjet do të luhen në Portugali, me sistemin e ‘Play Off’, me nga një ndeshje.