Gjithsej 29 aksidente gjatë festave në Shkup

Një person ka ndërruar jetë në një nga 29 komunikacionet që kanë ndodhur gjatë kohës së festave. Katër persona kanë marrë lëndime të rënda trupore në katër aksidente, në dhjetë aksidente më lehtë janë lënduar 18 persona, ndërsa në 14 është shkaktuar vetëm dëm material.

Marketing

Nga SPB Shkup informojnë se gjatë kohës së festave policia rrugore ka sanksionuar 61 shoferë të cilët kanë tejkaluar shpejtësinë, 15 shoferë kanë kaluar rrugën në dritën e kuqe, 12 nuk ju kanë dhënë përparësi këmbësorëve dhe 12 nuk kanë poseduar pajisjet dimërore.

Nga komunikacioni janë përjashtuar gjithsej 26 shofer, prej të cilëve shtatë kanë drejtuar makinën nën ndikimin e alkoolit, 16 kanë qenë pa leje për vozitje, si dhe 19 makina të paregjistruara.

Gjithsej 44 makina janë parkuar në mënyrë të paligjshme dhe me ndihmën e karrocierit janë larguar 16 prej tyre.

Marketing