Gjoba për 445 persona për mosmbajtje të maskave

Ministria e Brendshme në Maqedoninë e Veriut ka vazhduar me shqiptimin e gjobave për qytetarëve që nuk mbajnë maska.

Marketing

Kjo masë mbrojtëse është përcaktuar gjatë kësaj periudhe të pandemisë me koronavirusin.

Sipas raportit të MPB-së, gjatë 24 orëve të fundit janë gjobitur 445 qytetarë për mosmbajtje të maskave. Kjo ministri i bën thirrje qytetarëve që të respektojnë masat dhe protokollet e sjellura nga Qeveria për ballafaqim me koronavirusin.