Gjoba për 6 automjete teknikisht të parregullt në transportin publik

Gjatë kontrollit të fundit të policisë së trafikut, në rajonin e Pollogut janë gjetur gjashtë autobusë dhe furgon që teknikisht nuk ishin në rregull që kryejnë transport publik.
Sipas SPB Tetovë, dje në rajonin Tetovë-Gostivar ishte zbatuar edhe një nga kontrollet e planifikuara të automjeteve, kryesisht autobusë dhe furgonë.

Marketing

“Me kontrollin gjithsej ishin përfshirë 14 automjete (TE-3 dhe GV-11). Te gjashtë nga to janë hasur parregullsi teknike (TE-1 dhe GV-5). Pesë automjete kishin frenat jo në rregull (TE-1 dhe GV-4), përderisa një pajisje që teknikisht nuk ishte në rregull për vozitje. Automjeteve të cilat nuk ishin në rregull teknikisht iu janë shqiptuar gjoba në para dhe menjëherë janë larguar nga komunikacioni”, theksojnë nga SPB Tetovë.

Në rajonin e Tetovës, janë kontrolluar edhe tri motoçikleta, me çka janë konfirmuar po aq shkelje. Njërin e ka menaxhuar një person pa leje për vozitje, një me regjistrim të skaduar, ndërsa njëri nuk ka shfrytëzuar helmetë mbrojtëse.

Marketing