Gjoba për ata që ndalen në urën e autostradës Prishtinë- Shkup

Më 29 maj të këtij viti, Kosova përuroi autostradën Prishtinë- Shkup e cila mban urën më të gjatë në Ballkan që kalon mbi lumin Lepenc.

Marketing

Shpejt pas përurimit, kjo urë është shndërruar në atraksion turistik dhe vend me interesim për fotografi.

Megjithatë kurioziteti pa kujdes në këtë vend, mund të ju kushtojë.

Autostrada nënkupton rrugën publike e ndërtuar posaçërisht dhe e destinuar vetëm për lëvizjen e mjeteve motorike. Gjithashtu e njëjta është e shënuar me shenjë të posaçme komunikacion që ka dy shirita rrugorë të ndarë fizikisht.

Sipas Ligjit për Rregullat e Trafikut, në autostradë ndalohet ndalja ose parkimi i automjetit përveç në ato vende ku është e shënuar për këtë qëllim gjithashtu nëse ndalja e automjetit bëhet për shkak të një problemi teknik ose për arsye të tjera, shoferi duhet ta largojë automjetin nga rruga dhe t’i paralajmërojë pjesëmarrësit e tjerë në trafik.

Sipas nenit 161 të Ligjit për Trafikun Rrugor, nëse personat nuk qëndrojnë prapa këtyre dispozitave dënimi është 60 euro.

Në anën tjetër Autostrada Prishtinë-Hani i Elezit, në këtë të fundit shumica e autostradës është e ndërtuar mbi ura.

Neni 92 i Ligjit për Trafikun Rrugor tregon se një veturë e ka të ndaluar të ndalet mbi një urë.

“Është e ndaluar ndalja e mjetit në këto vende: 1.1. në kthesë të padukshme dhe në kurriz; 1.2. në tunel, në nënkalim e mbikalim, mbi urë, si dhe në distancë më të vogël se 15 metra nga vendet e përmendura”, thuhet në ligjin për Trafikun Rrugor.

Për ndalimin e mjetit mbi urë mund të dënohesh deri në 30 euro.autostradës Prishtinë- Shkup

Për ndalimin e mjetit mbi urë mund të dënohesh deri në 30 euro.

Por për dallim nga mjetet e thjeshta, një taksi i cili vepron kundër dispozitave të ligjit, dënohet me deri 450 euro nëse ndalon në tunel, nënkalim, mbikalim apo urë.

KALLXO.com gjithashtu ka kërkuar nga ana e Policisë së Kosovës, që të dijë se a është shqiptuar ndonjë dënim në autostradën e re mirëpo të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje deri në momentin e publikimit të artikullit.

Marketing