Gjoba për shoferët e pakujdesshëm, nuk kursehen as këmbësorët

Pesë persona kanë marrë lëndime të rënda trupore në katër prej gjithsej 13 aksidenteve që ndodhën në Shkup në 24 orëshin e fundit. Në gjashtë aksidente lëndime të lehta kanë marrë 12 persona, ndërsa në tre është shkaktuar dëm material.

Marketing

Nga MPB informojnë se dje policia e komunikacionit ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të shkeljeve. Pesëdhjetë e shtatë shoferë kanë qarkulluar me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, dy shoferë kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe, një shofer është sanksionuar për parkim të padrejtë, ndërsa 13 për mospërdorimin e helmetës mbrojtëse të biçikletës me motor, mopedit dhe motoçikletës. Janë sanksionuar edhe 31 këmbësorë të cilët kanë kaluar rrugën jashtë vendkalimit të shënuar.

Nga komunikacioni janë përjashtuar pesë shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit, tetë shoferë para se të marrin patentë shoferi, shtatë shoferë fillestarë, si dhe shtatë automjete të paregjistruara. Janë zënë edhe 62 automjete të parkuara në mënyrë të paligjshme.
Me ndihmën e automjetit special karrotreci, janë mënjanuar 60 automjete.

 

Marketing