Gjobiten 284 shoferë në Shkup

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme dënoi 284 shiferë.

Marketing

Prej tyre 32 janë për vozitje pa leje vozitje, 35 për mosregjistrim të automjeteve, 16 për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit, 72 për parkim jo të rregullt dhe 58 për mosmbajtje të maskës mbrojtëse, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga MPB thonë se aksionet do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

“Ju bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rritet siguria në komunikacion”, thuhet në kumtesën e policisë.

Marketing